Sherr mes dy të miturve në Durrës, plagoset rëndë me thikë 15-vjeçari

Sherr mes dy të miturve në Durrës, plagoset rëndë me thikë 15-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në qytetin të Durrësit, ku një 15-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti mes të miturve. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 14-vjeçar, si dhe ka sekuestruar armën e ftohtë të përdorur në sulm. I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit, nën kujdesin e mjekëve. Njoftimi i policise:  Nga veprimet e para hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi i mitur M. K., 14 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. B., 15 vjeç,...