Tajvani frikësohet nga një sulm i mundshëm kinez, nis plani gjigant i investimeve në raketa dhe armë

Tajvani frikësohet nga një sulm i mundshëm kinez, nis plani gjigant i investimeve në raketa dhe armë

Tajvani po shikon me shqetësim rritjen e presionit ushtarak nga Kina dhe po përgatitet për skenarin më të keq. Presidenti William Lai Ching-te deklaroi se Pekini po “përshpejton përgatitjet ushtarake” me synimin për të marrë kontrollin e ishullit me forcë. Në një konferencë për media, ai tha se ushtria tajvaneze synon të arrijë “një nivel të lartë gatishmërie” ndaj çdo veprimi të mundshëm ushtarak të Kinës deri në vitin 2027, në 100-vjetorin e themelimit të Ushtrisë Popullore të Çlirimit. Sipas presidentit Lai, qeveria do të punojë për të kundërshtuar çdo përpjekje për “shtypje” nga Kina dhe synon që në dy vitet e ardhshme të sigurojë një aftësi të lartë luftarake. Në këtë kuadër, kreu i shtetit ka njoftuar një buxhet special prej 40 miliardë dollarësh...