Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Më 5 dhjetor shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova mësojnë vazon nëse kalojnë “play-off”-in
Adriatik BALLA Vijnë të tjera lajme rreth Kombëtares që prekin emocionalisht tifozët e ekipit përfaqësues. Bëhet fjalë për shortin e Botërorit, i cili hidhet që tani në dhjetor, pavarësisht se disa ndeshje kualifikuese të fazës “play-off” ende nuk janë luajtur (luhen në muajin mars 2026). Kështu, Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka publikuar të martën vazot për shortin e Kupës së Botës 2026. Kualifikimin në Botërorin që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, e shpreson ende Shqipëria dhe Kosova. Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë të saj, gjysmëfinalen e 26 marsit, kundër Polonisë. Nëse arrin të fitojë do të ndeshet me fituesen e ndeshjes Ukrainë-Suedi. Nëse ia del do të shkojmë ëpr herë të parë në fazën finale të një aktiviteti madhor sikurse është...