Vdes në moshën 111 vjeçare e mbijetuara më e vjetër e masakrës së Tuslës

Vdes në moshën 111 vjeçare e mbijetuara më e vjetër e masakrës së Tuslës

E mbijetuara më e vjetër e masakrës së Tuslës në Oklahoma, ndërroi jetë në moshën 111 vjeçare, njoftoi të hënën  kryebashkiaku i qytetit. Viola Ford Fletcher, ishte vetëm shtatë vjeç në pranverën e vitit 1921, kur një turmë e njerëzve të bardhë sulmuan lagjen Greenwood në Tulsa ku jetonte një komunitet afro-amerikan. Në vitin 1921, më 31 maj dhe 1 qershor, Tulsa u përfshi nga trazirat racore dhe vrasjet. Vlerësohet se rreth 300 banorë humbën jetën gjatë trazirave racore. Ajo dhe të mbijetuar të tjerë kaluan vitet e mëvonshme duke kërkuar njohjen zyrtare të masakrës dhe dëmshpërblime, por padia e tyre u rrëzua nga Gjykata e Lartë e shtetit. Kryebashkiaku Monroe Nichols e përshkroi jetën e zonjës Fletcher si “një dritë që tregoi rrugën përpara”. I...