Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Shoqata e blegtorëve kundër kompensimit të TVSH-së 10% me autofaturë, por me faturim direkt
Shoqatat e bizneseve prezantuan sot kërkesat e tyre në dëgjesën për projektligjet e paketës fiskale në Komisionin e Financave dhe Ekonomisë. Kryetari i Shoqatës së Blegtorëve të Qumështit Gentian Lalaj kërkoi që kompensimi i TVSH-së 10% të mos bëhet nëpërmjet autofaturave të lëshuara nga përpunuesi, por me faturim direkt nga fermeri. Për shoqatën e blegtorëve autofatura e lëshuar prej përpunuesve është abuzive. “Shitja e qumështit deri në 70% ndodh pa fature, pasi autofatura është një abuzim ndaj fermerit që përpunuesi e pret, kur e ku i duhet, sa i duhet me çmimin që i duhet, për të rregulluar bilancin e tij mujor apo vjetor apo për të qenë në rregull me veten e vet. Nuk e kuptojmë pse nuk rregullohet, domethënë, pse nuk ka një...