Von der Leyen: Angazhimi për një paqe të drejtë vazhdon

Von der Leyen: Angazhimi për një paqe të drejtë vazhdon

Bota E Martë, 25 Nëntor 2025 20:46 Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ka “përparim të qëndrueshëm dhe inkurajues” në negociatat për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën, ndërsa theksoi gjithashtu se “presioni mbi Rusinë do të rritet” derisa ajo të pranojë të marrë pjesë në “një rrugë të besueshme drejt paqes”. Në një deklaratë të lëshuar menjëherë pas videokonferencës së vendeve të “Aleancës së të Gatshmëve”, në të cilën mori pjesë edhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, Presidentja e Komisionit theksoi se ka nevojë për një bashkëpunim të fortë transatlantik. Ajo shtoi “ndikimin e rëndësishëm të valëve të koordinuara dhe të njëpasnjëshme të sanksioneve kundër ekonomisë ruse”, të cilat “zvogëlojnë burimet e Rusisë për të...