Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO-Një gjykatë në Turqi përfshihet në një shpërthim të fuqishëm/ Mister shkaqet, plagoset zyrtari
Një shpërthim ndodhi ditën e sotme (25 nëntor), në bodrumin e Gjykatës së Sanliurfas, në Turqinë juglindore. Ministri i Drejtësisë, Yılmaz Tunç, në një deklaratë lidhur me shpërthimin, tha: “Një shpërthim ndodhi në zyrën e sigurisë gjyqësore të Gjykatës së Urfas rreth orës 15:00, për një arsye aktualisht të panjohur. Një nëpunës gjyqësor u plagos në këmbë dhe është në vetëdije, jashtë rrezikut”. Ekipet e shpëtimit, zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar me nxitim në vendngjarje. Mbeten të panjohura ende shkaqet e shpërthimit dhe dinamika e ngjarjes së rëndë. #SONDAKİKA | Şanlıurfa Adliyesi'nde patlama: Yaralılar var İşte patlamanın yaşandığı bölgeden ilk görüntüler 4 yaralı olduğu bildirildi #Patlama pic.twitter.com/PSZJ0LqUgP — Naz Haber (@Nazcansuhaber) November 25, 2025