Von der Leyen: Interesat e Ukrainës janë dhe interesat tona

Von der Leyen: Interesat e Ukrainës janë dhe interesat tona

“Interesat e Ukrainës janë edhe interesat tona”, deklaroi sot presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Ajo bëri të ditur se partnerët e “Koalicionit të Vullnetarëve” u mblodhën sot për të diskutuar negociatat në vijim, me synimin për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën. Sipas Reuters, Von der Leyen përshëndeti gjithashtu pjesëmarrjen e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, në takimin virtual. Ajo theksoi se një nga çështjet kryesore në bisedime është financimi i Ukrainës, përfshirë edhe përdorimin e aseteve ruse të “ngrirë”. Presidentja e Komisionit Europian nënvizoi gjithashtu se bashkëpunimi i fortë transatlantik është i domosdoshëm, pasi siç tha, “ai sjell rezultate të prekshme”.