Tatimi për rivlerësimin e banesave, shoqata NAREA: Të ulet në 3% dhe të mos përjashtohen shtëpitë në proces legalizimi

Tatimi për rivlerësimin e banesave, shoqata NAREA: Të ulet në 3% dhe të mos përjashtohen shtëpitë në proces legalizimi

Një ndryshim të tatimit dhe kohëzgjatje të fushatës, Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme ka paraqitur 3 propozime sa i përket projektligjit që bashkëshoqëron paketën fiskale 2026. Ndërsa projektligji parashikon një normë tatimi prej 5%, shoqata e kundërshton duke sugjeruar uljen e saj në 3% dhe të jetë e diferencuar me subjektet tregtare. “Tatimi që i ngarkohet banesës. Në këtë projektligj, entitete komerciale me individin të barabartë. Individi ngarkohet me 5% dhe entiteti komercial po ashtu. Këtë 5% e fut si shpenzim të zbritshëm. Ndërsa individit i themi jo, do e paguash tani. Nëse entiteti tregtar ka kapacitetet për të kryer rivlerësimin, individët s’kanë mundësi. Dhe i bën t’i mbajnë të bllokuara pronat”, shprehet Reinaldo Pipiria nga shoqata “NAREA”. Një tjetër shqetësim që...