Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Agjencia për Korrupsionin zbulon koleksionin e orave 200 mijë euro të padeklaruara ish-presidentit Gjukanoviç
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit konstatoi më 25 nëntor se ish-presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, nuk ka deklaruar një pjesë të pasurisë së tij të luajtshme – koleksionin e orëve të dorës që zotëron, me vlerë rreth 200.000 eurosh. Siç thuhet në raport, Agjencia ka analizuar fotografi të publikuara nga disa media malazeze, të bëra gjatë paraqitjeve të ndryshme publike të Gjukanoviçit ndër vite, teksa ai ushtronte funksionin e presidentit ose kryeministrit të Malit të Zi. Fotografitë përfshinin edhe orë dore nga shtatë marka, secila nga to, sipas ekspertëve të provave digjitale, vlerësohet se kushtojë mes 8.000 dhe 59.000 euro. Ekspertët e provave digjitale dhe të fushës ekonomiko-financiare analizuan fotografi në të cilat Gjukanoviç mban në dorë orët “Franck Muller”, “Cartier Pasha”, “Brequet...