Serbi/ Policia përplaset me deputetët e opozitës, nuk i lejojnë të hyjnë në parlament

Serbi/ Policia përplaset me deputetët e opozitës, nuk i lejojnë të hyjnë në parlament

Një skenë absurde ndodhi sot pranë ndërtesës së parlamentit të Serbisë, kur një grup deputetësh nga “Srbija Centar” (SRCE) tentuan që të kalojnë përmes kampit, të quajtur “çaçilend”, për të vazhduar drejt vendit të punës. Policia i ndali dhe nuk u lejonte të kalonin derisa të identifikoheshin. Në një moment, Zdravko Ponosh (një nga deputetët) pyeti policët për bazën ligjore që ata kërkonin identifikimin e tyre, dhe polici iu përgjigj “cili është themeli ligjor që ai më thotë se jam majmun?” Deputetët thanë se janë përfaqësues ligjorë të popullit, por policia insistoi që ata të tregojnë dokumentet, raporton nova.rs. Menjëherë nisi një përplasje verbale dhe të shtyra, pasi policët pretendonin se nuk e dinin se personat që kanë para tyre janë deputetë. Polici i tha...