Buxheti 2026/ Xhixho: Bujqësia në Shqipëri, e harruar dhe e pambështetur nga qeveria

Buxheti 2026/ Xhixho: Bujqësia në Shqipëri, e harruar dhe e pambështetur nga qeveria

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, është shprehur se edhe këtë vit buxheti për bujqësinë është vetëm 2.9% e PBB-së, shumë larg nevojave të këtij sektori. Fermerët shqiptarë nuk mbështeten, prodhimi vendas nuk subvencionohet, dhe kjo shpjegon pse shumë prej tyre detyrohen të hedhin prodhimin e tyre në rrugë, ndërkohë që tregu vendas mbytet nga importet. Ndërkohë, korrupsioni qeveritar u ka hequr fermerëve mundësinë për të përfituar nga fondet e IPARD, plot 112 milionë euro, të cilat janë ende të bllokuara. ‘Problemet me sigurinë ushqimore nuk kanë të ndalur. Vetëm pak muaj më parë, 10 tonë mandarina u kthyen nga Kroacia për shkak të nivelit të lartë të pesticideve, ndërsa së fundmi në Elbasan u bllokuan 50 tonë misër me aflatoksinë. Këto nuk janë...