Nuk justifikon pasurinë, Altin Dumani kërkon shkarkimin e gjyqtarit Ervin Pollozhani

Nuk justifikon pasurinë, Altin Dumani kërkon shkarkimin e gjyqtarit Ervin Pollozhani

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u qëndroi gjatë bisedimeve përfundimtare shkaqeve të ankimit në çështjen e vetingut të gjyqtarit të Tiranës, Ervin Pollozhani dhe kërkoi shkarkimin e tij për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë. Pollozhani kundërshtoi gjetjet për deklarime kontradiktore, si dhe pretendoi se kishte provuar burimet e ligjshme të pasurive, duke kërkuar lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për konfirmimin e tij. Prokurori Klodian Braho, i cili përfaqësoi Dumanin në këtë çështje, parashtroi të martën me 25 nëntor gjetjet lidhur me burimet e një apartamenti, kthimin e një vlere nga shoqëria ndërtuese, një gjendje cash 1 milion lekë, si dhe shpenzimet e mobilimit. Për apartamentin që zotëron subjekti dhe bashkëshortja e tij në Tiranë, janë deklaruar si burim...