Vjosa Osmani lidhur me fem*cidin: S’ka kompromis kur bëhet fjalë për jetën dhe dinjitetin e grave

Vjosa Osmani lidhur me fem*cidin: S’ka kompromis kur bëhet fjalë për jetën dhe dinjitetin e grave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngritur shqetësimin për dhunë në familje dhe dhunën ndaj grave. Marrë shkak nga rasti i fundit ku në grua u sulmua barbarisht në Gadimë të Ulët, presidentja Osmani thekson se është e patolerueshme, që situata në Kosovë të arrijë në një gjendje të tillë. “Pas çdo shifre fshihet një jetë e thyer, një fëmijë i traumatizuar, një histori që nuk duhet të përsëritet kurrë”, ka thënë ajo. Më tej shton se nuk ka kompromis kur bëhet fjalë për jetën dhe dinjitetin e grave. “Femicidi vazhdon të jetë një plagë e hapur. Jo thjesht një problem. Jo një statistikë. Por, një krizë kombëtare që po gërryen themelet e shoqërisë sonë, ditë pas dite. Ajo që ndodhi në Gadime të Ulët...