Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Premtoi parti konservatore, por e bëri parti konservash” shpërthen ish-deputeti i PD-së ndaj Berishës
Ish-deputeti i PD-së Muslim Murrizi ka shpërthyer kundër kreut të PD-së Sali Berisha, për të cilin ka deklaruar se premtoi parti konservatore, por e bëri PD-në si parti konservash. Në një intervistë televizive, Murrizi u shpreh se demokratët nuk shkojnë në ‘Foltore”, pasi sipas tij në PD janë të njëjtët individë që flasin. Po ashtu Murrizi nuk i kurseu ironitë, teksa tha se shkon në protestë dhe jo në çdo tellalltore ku flasin të njëjtit njerëz. “Në foltoren e parë kush i qëndroi besnik u flak në rrugë. Berisha iu tha demokratëve që do ta bëjnë partinë konservatore dhe u bënë parti konservash. Thanë do të bëhemi foltore dhe e bën faltore, thanë do ta bëjmë parti të djathtë dhe e bënë parti djathi. Çfarë përfaqësojnë këta dhe pse duhet që të...