Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Çmontohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë në disa vende
Policia e Milanos dhe njësia speciale kundër krimit organizuar kanë arrestuar 28 persona, 25 prej të cilëve u dërguan në burg dhe 3 në arrest shtëpie, të dyshuar si pjesë e një grupi të trafikimit të drogës në mbarë botën. Hetimi, i drejtuar nga Prokuroria e Milanos dhe i mbështetur nga Drejtoria Kombëtare Antimafia, zbuloi një rrjet trafiku ndërkombëtar të drogës me qendra në Kalabri, Lombardi dhe Kampani, që importonte sasi të mëdha narkotikësh nga Amerika e Jugut. Rrjeti vepronte nga Lombardia dhe kishte degë në Gjermani, Holandë, Spanjë, Britaninë e Madhe, Kolumbi dhe Brazil. Në dy vite, grupi ka trafikuar drogë me vlerë mbi 27 milionë euro, duke përdorur komunikime të koduara dhe ndërmjetës shqiptarë. Hetuesit kanë dokumentuar importimin e më shumë se 3,5 tonëve...