Zbardhet kërkesa e Kryeministrisë: “Pezullimi i Ballukut krijon vakuum institucional”

Zbardhet kërkesa e Kryeministrisë: “Pezullimi i Ballukut krijon vakuum institucional”

Është zbardhur kërkesa e kryeministrisë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për çështjen “Balluku”. Në kërkesën e publikuar nga BW, qeveria kërkon pezullimin e vendimit të GJKKO për Belinda Ballukun, duke pretenduar se ky vendim sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror. “Pezullimi sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror duke krijuar vakuum institucional pasi pamundëson propozimin e projekteve me rëndësi kombëtare për integrimin në Bashkimin Evropian, rreth 800 projekte për tu miratuar deri në fund të 2027 nga ministria që udhëhiqet nga ministri, i cili është pezulluar nëpërmjet vendimit të GJKKO-së”, arsyeton Këshilli i Ministrave. GJKKO pezulloi nga detyra e zv/kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe energjisë Belinda Ballukun dhe i ndaloi të drejtën për të dalë jashtë vendit, pasi është e pandehur për...