Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Sekuestrohet droga me vlerë 10 mln dollarë në kufirin SHBA-Meksikë, 500 pako metamfetaminë ishin fshehur në një ngarkesë me… sallatë jeshile
Agjentët doganorë amerikanë kanë sekuestruar një sasi të madhe droge me vlerë mbi 10 milionë dollarë, e fshehur brenda një dërgese me sallatë jeshile në kufirin SHBA–Meksikë. Sipas “ The Guardian”, agjentët gjetën 500 pako metamfetamine të fshehura mes perimeve në një kamion që po përpiqej të kalonte Urën Rio Grande në Teksas. Trafikantët kanë përdorur edhe më parë dërgesa frutash dhe perimesh për të kontrabanduar droga në Shtetet e Bashkuara. Në gusht, rreth një ton metamfetamine u zbulua në një ngarkesë me selino në Xhorxhia, ndërsa gushtin e kaluar u kapën rreth 2 tonë metamfetamine kristalore, të maskuara si shalqinj, në një ngarkesë me shalqinj të vërtetë. Në raste të tjera, droga ka qenë e fshehur edhe në arka me kunguj. Ky zbulim vjen...