Pasi vodhën paratë e inceneratorëve, Rama planifikon 10 milionë euro të tjera për…

Pasi vodhën paratë e inceneratorëve, Rama planifikon 10 milionë euro të tjera për…

Transferta e pakushtëzuar e qeverisë e dedikuar për bashkitë në buxhetin e ri për vitin 2026 do të përdoret sipas Ministrisë së Mjedisit për mbylljen e venddepozitimeve të mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit, të cilët janë jashtë funksionit. Nga Blerina Gjoka, BIRN Në fillim të korrikut, landfilli i mbetjeve që duhej të përpunoheshin në inceneratorin jofunksional të Elbasanit u përfshi nga flakët. Ky nuk ishte një incident i veçuar, por një ngjarje e përsëritur për të disatin vit radhazi, ndërsa drejtuesit e kompanisë publike që menaxhon landfillin fajësuan mbushjen tej kapaciteteve dhe temperaturat e larta. Pasi shpenzoi miliona euro për ndërtimin e inceneratorëve që nuk funksionojnë, qeveria ka vendosur që të shpenzojë sërish para të tjera për të mbyllur venddepozitimet e...