Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Caktohet data, ja kur votohet kreu i ri i SPAK
Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos datën se kur do pyesë katër kandidatët për drejtimin e SPAK. Në datën 11 dhjetor në orën 09:00, secili prej 4 kandidatët për pozicionin e kreut të SPAK, do të prezantojë platformën e vet për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Prokurorët Adnand Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj pasi të dëgjohen dhe të pyeten, do të votohen. Votimi pritet të ndodhë nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve. Altin Dumanit i mbaron mandati në 18 dhjetor dhe pas kësaj dite do të vijojë të mbajë stafetën e prokurorit të posaçëm.