“Lufta drejt fundit?!” Mediat: Ukraina ka pranuar marrëveshje për paqe me Rusinë

“Lufta drejt fundit?!” Mediat: Ukraina ka pranuar marrëveshje për paqe me Rusinë

Një zyrtar amerikan ka konfirmuar për ABC News se një delegacion ukrainas ka rënë dakord me Shtetet e Bashkuara mbi kushtet e një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Rusinë.  Sipas CNN, Ukraina ka pranuar marrëveshjen, ndërsa disa “detaje të vogla” mbeten ende për t’u saktësuar.  “Ukrainasit kanë pranuar marrëveshjen e paqes. Ka disa detaje të vogla për t’u rregulluar, por ata e kanë pranuar një marrëveshje paqeje,” tha zyrtari amerikan, duke u shprehur përtej qëndrimit publik të zyrtarëve ukrainas.  Presidenti Volodymyr Zelensky ka theksuar se ende ka shumë punë për të bërë, ndërsa delegacioni ukrainas vazhdon bisedimet në Abu Dhabi dhe ka mbajtur kontakte me sekretarin e ushtrisë Dan Driscoll.  Në një postim në X, sekretari i sigurisë kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, deklaroi se delegacionet kishin “arritur një mirëkuptim të përbashkët mbi termat themelorë të marrëveshjes...