Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Parkuan makinën për momente intime/ 3 persona sulmojnë çiftin dhe përdhunojnë 18-vjeçaren në sy të të dashurit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një e re u sulmua dhe u përdhunua para të dashurit të saj në një park në periferi të Romës. Siç raportohet, çifti italian, 18 dhe 24 vjeç, kishin ndalur makinën në parkun Tor Tre Teste në zonën lindore të kryeqytetit dhe ishin në momente intime, kur u rrethuan papritur nga një grup me djem. Autorët thyen xhamin e makinës për të marrë celularin e 18-vjeçares që ndodhej brenda mjetit dhe më pas i nxorën me forcë të dy të rinjtë jashtë. Dy prej tyre e mbajtën të palëvizur 24-vjeçarin, ndërsa i treti përdhunoi të dashurën e tij para syve të tij. I riu thërriste për ndihmë dhe u lutej të ndalonin, por nuk mundi të çlirohej. Pas sulmit,...