Franca kërkon bllokimin 3-mujor të Shein, gjykata e Parisit vendos për fatin e gjigantit të ‘fast fashion’

Franca kërkon bllokimin 3-mujor të Shein, gjykata e Parisit vendos për fatin e gjigantit të ‘fast fashion’

Tensionet mes qeverisë franceze dhe platformës kineze të tregtisë elektronike Shein janë intensifikuar ndjeshëm, duke çuar çështjen deri në dyert e drejtësisë. Sipas një burimi nga Ministria franceze e Financave, autoritetet do t’i kërkojnë nesër Gjykatës së Parisit që të urdhërojë pezullimin e funksionimit të faqes së Shein në Francë për një periudhë tre muajsh një masë e rrallë dhe jashtëzakonisht e ashpër ndaj një shitësi ndërkombëtar online. Ky përshkallëzim nisi më 5 nëntor, kur qeveria franceze hapi procedurat për të bllokuar platformën pasi kontrollet e kryera zbuluan produkte të ndaluara që ishin në dispozicion për shitje. Ajo që tronditi autoritetet ishte fakti se në faqe gjendeshin artikuj krejtësisht të paligjshëm, mes të cilëve kukulla seksi që ngjanin si fëmijë dhe objekte që i ngjanin...