Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Balla takim ‘kokë më kokë’ me diplomaten amerikane Nancy VanHorn, ja fokusi i diskutimeve
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti këtë mëngjes në Kuvend të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn. Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla deklaron se në qendër të bisedës ishte dialogu dhe agjenda legjislative e Kuvendit në kuadër të reformave shumëplanëshe, ku prioritete thelbësore spikasin përmbushja e detyrimeve të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian brenda këtij mandati. Balla nënvizoi gjithashtu edhe përgjegjësitë e vendit në fushën e sigurisë: “Diskutuam edhe detyrimet në fushën e sigurisë si një vend anëtar i NATO-s, aleat strategjik me SHBA.” Në takimin me Van Hirn, Balla vlerësoi rolin e SHBA dhe Presidentit amerikan në proceset globale të paqes. “Vlerësojmë mbi gjithçka rolin udhëheqës të Presidentit Trump dhe përpjekjet e SHBA për...