Nisi si shkak i video-përgjimit mes tij dhe Dritan Priftit! Meta kërkesë prokurorit: Dua të pyetem për 21 Janarin

Nisi si shkak i video-përgjimit mes tij dhe Dritan Priftit! Meta kërkesë prokurorit: Dua të pyetem për 21 Janarin

Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar të pyetet si person që ka djeni për rrethana dhe fakte lidhur me protestën e "21 Janarit", ngjarje ku mbetën të vrarë 4 protestues, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Meta ka thirrur sot mbrojtësin e tij ligjor, avokatin Kujtim Cakrani dhe i ka kërkuar t'i bëjë kërkesë prokurorit Alfred Shehu për t'u pyetur lidhur me ngjarjen që sot është në duart e SPAK. Hetimet janë përqëndruar në një tjetër drejtim ku së fundmi në Prokurorinë e Posaçme janë thirrur për të dëshmuar dhe ish-ministri i Brendshëm i asakohe Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Kujtojmë se protesta e 21 janarit 2011 u thirr pas publikimit të një video mes ish-ministrit të...