Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Kremlini: BE duhet të kthejë asetet ruse, ose do të akuzohet për vjedhje
Rusia ka reaguar ashpër pas deklaratave të presidentit francez Emmanuel Macron, i cili u shpreh se Evropa ka të drejtë të disponojë asetet e ngrira ruse brenda territorit të BE-së. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, i cilësoi deklaratat e Macron si të papranueshme dhe paralajmëroi se vetëm Moska ka të drejtë të vendosë për fatin e fondeve të saj. Në një postim në Telegram, Zakharova u shpreh se “vetëm Rusia ka të drejtë të vendosë se çfarë do të ndodhë me asetet e saj”, duke shtuar se çdo shtet apo institucion që “mban në mënyrë të paligjshme” paratë e Federatës Ruse “duhet t’i kthejë ato, nëse nuk do të etiketohen si hajdutë dhe të marrin përgjigjen më të ashpër për krimin e...