Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ishte shënjestra e atentatit në Lushnje, Julian Sula hesht në Komisariat, shoqërohen 6 dëshmitarë
Julian Sula, i cili mbeti i plagosur lehtë në këmbë, në një atentat të dështuar këtë të martë në Lushnje, është shoqëruar në polici, ku po merret në pyetje. Raportohet se ai ende nuk po thotë asgjë në dëshminë e tij. Ai vazhdon te heshte para uniformave blu, ndërsa deri tani janë shoqëruar 6 persona dëshmitarë të ngjarjes. Ndërkohë janë sekuestruar edhe kamerat e bizneseve në zonë për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen, ndërsa autorët vijojnë të jenë ende në kërkim.