Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
A do të ketë një luftë të re brenda pesë viteve? Ekspertët: Një paqe e padrejtë në Ukrainë rrit rrezikun e agresionit rus
Një paqe e përkohshme ose e padrejtë në Ukrainë mund t’i hapë rrugë një konflikti të ri brenda pesë viteve. Paralajmërimi vjen nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili tha në qershor 2025 se “Rusia mund të jetë gati të përdorë forcën kundër nesh brenda pesë vitesh”. Sipas analistëve perëndimorë, çdo marrëveshje paqeje që i jep Moskës avantazhe territoriale do ta bindë Vladimir Putinin se “agresioni shpërblehet”. Dhe kjo mund ta shtyjë Rusinë të zgjerojë ambiciet e saj ushtarake drejt vendeve të tjera europiane. Rusia po planifikon një konflikt shumë më të madh Një studim i Florence Gaub dhe Andreë Monaghan, “Hoë Russia sees the next ëar” (Si Rusia e sheh luftën e radhës), tregon se Kremlini nuk e sheh luftën si...