Suedia do të investojë 3.5 miliardë dollar për të rritur mbrojtjen ajrore

Suedia do të investojë 3.5 miliardë dollar për të rritur mbrojtjen ajrore

Suedia ka njoftuar këtë të martë se po investon 3.5 miliardë dollar shtesë në mbrojtje ajrore, mes kërcënimit në rritje nga dronët dhe format e tjera të sulmeve ajrore. Duke folur në Halmstad, në jugperëndim të Suedisë, në regjimentin e mbrojtjes ajrore, ministri i mbrojtjes, Pal Jonson tha: “Mbrojtja e Suedisë duhet të forcohet kundër kërcënimeve të tilla si raketa e dronë. Mënyra më e mirë për të garantuar paqen dhe lirinë është investimi në mbrojtje. Porositë e mjeteve të nevojshme për mbrojtje gjithashtu kontribuojnë në rritje, vende pune dhe siguri të furnizimit. Ato gjithashtu përmirësojnë mundësitë e rritjes së kapacitetit të prodhimit në industrinë e mbrojtjes”, u shpreh ai. Sakaq, investimet e reja përfshijnë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore dhe sisteme moderne radarësh.