Macron për planin e Trump për Ukrainën: Po lëviz në drejtimin e duhur, por ka nevojë për përmirësime

Macron për planin e Trump për Ukrainën: Po lëviz në drejtimin e duhur, por ka nevojë për përmirësime

Plani i paqes i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump,  për Ukrainën po lëviz në drejtimin e duhur, por ka aspekte që duhen përmirësuar për ta bërë të pranueshëm për Ukrainën dhe Evropën, tha  të martën Presidenti francez , Emmanuel Macron, për radion RTL. “Është një iniciativë që po lëviz në drejtimin e duhur: paqja. Megjithatë, ka aspekte të këtij plani që ia vlen të diskutohen, negociohen, përmirësohen”, vuri në dukje Macron. “Ne duam paqe, por nuk duam një paqe që do të përbënte kapitullim”, theksoi ai, duke shtuar se vetëm ukrainasit mund të vendosnin se çfarë lëshimesh territoriale ishin të gatshëm të bënin. “Ajo që u vu në tryezë na jep një ide se çfarë do të ishte e pranueshme për rusët. A do të thotë kjo se...