Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Qëllohet me armë drejt rivalit të Aldo Bares, kush është “Juli i Pashakos” shënjestra e atentatit në Lushnjë
Julian Sula LUSHNJË-Julian Sula është shënjestra e atentatit në Lushnjë, të ndodhur mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Misto Mame”, ku ndaj automjetit në të cilin ndodhej Sula është qëlluar me breshëri nga tre persona të cilët ndodheshin në një tjetër makinë në lëvizje. Julian Sula i njohur edhe si "Juli i Pashakos" ka mbetur i plagosur në këmbë, ndërsa ndodhet jashtë rreikut për jetën. Njoftimi i policisë: Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke...