Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo është shprehur në seancën dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë, se sektori i bujqësisë vuan nga problematika të thella sistematike. Ai tha se të gjitha raportimet nga shoqatat dhe Grupet e Interesit në Komisionit janë pasqyrë e problemeve shumë të forta.
“Mesa e kam ndjekur sektorin e bujqësisë, vuan nga problematika shumë të thella sistemike. Të gjitha cfarë raportohen këtu nga Grupet e Interesit janë probleme shumë të forta në mënyrën se si e trajtojmë sektorin e bujqësisë. Nuk besoj se një seancë e tillë do jetë shteruese. Do të ishte më mire që informacionet t’i mërrnim veçmas nga secila shoqatë.
Këtë seancë e konsideroj si pasqyrim të problematikës. Duhet një axhendë pune konkrete dhe të thërrasim të gjitha grupet e interesit duke nisur nga janari 2026. Nga fillimi i vitit të lëmë seanca të dedikuara për sektorin e bujqësisë dhe të diskutojmë ku qëndron fiks problemi”, tha Bozdo.
Bozdo/ Bujqësia vuan nga problematika shumë të thella sistemike
