Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Atentat në Lushnjë! Qëllohet drejt makinës së Julian Sulës, dërgohet me urgjencë i plagosur drejt spitalit
julian sula LUSHNJË-Të shtëna me armë zjarri janë raportuar paraditen e kësaj të marte në Lushnjë. Burime bëjnë me dije për ZËRI se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së Julian Sulës, i njohur ndryshe dhe si Juli i Pashakos. Paraprakisht njoftohet se tre persona kanë qëlluar në drejtim të automjetit në lëvizje në afërsi të kryqëzimit të spitalit të këtij qyteti. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur Sula, ndërsa makina e autorëve u gjet e djegur. Julian Sula është një personazh i njohur i botës së krimit në Lushnje, i skeduar në disa ngjarje, ndërsa njihet dhe si rival i grupit të Aldo Bares. wmremove transformed 1 skene krimi shirit policie 770x403 1