Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Gramsh, vjedh paratë në tyrbe, shpallet në kërkim 36-vjeçari
Kronikë E Martë, 25 Nëntor 2025 11:11 Policia e Gramshit ka shpallur në kërkim një 36-vjeçar, i cili akuzohet se ka vjedhur një shumë parash në një objekt kulti në fshatin Grabovë. Sipas burimeve zyrtare, Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin për shtetasin me inicialet L. U. Ai dyshohet se është autori i vjedhjes në tyrben e fshatit. Ndërkohë, autoritetet policore kanë bërë me dije se po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij.