Luçiano Boçi: Mos mendoni se nuk mund ta bëjmë revolucionin, por nuk duam kufoma

Luçiano Boçi: Mos mendoni se nuk mund ta bëjmë revolucionin, por nuk duam kufoma

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçjani Boçi komentoi protestën e dytë të zhvilluar nga Partia Demokratike para Kryeministria, të cilën kryedemokrati Sali Berisha e quan një foltore të dytë. Teksa bëri një paralele me demonstratën e organizura nga PS në 21 janar, Boçi tha se rruga e PD drejt qëllimit për të drejtuar vendin nuk do të kalojë mbi kufoma. “Dëshira e Partisë Demokratike, ose qëllimi i saj për të qenë në drejtimin e vendit, jo thjesht në pushtet, të jeni të bindur nuk kalon mbi kufoma. Pra nëse sot ka një qëndrim të përgjegjshëm të PD, askush të mos e mendojë se PD nuk ka forca, nuk ka mënyrë organizmi për ta radikalizuar situatën. Dhe për të bërë thirrje që nxisin emocione te njerëzve, që...