12 orë ngujim- Ukës dhe Cumrakut iu gjet arsenal i rëndë armësh, ish-komando u vetëplagos që të fajësonte RENEA-n

12 orë ngujim- Ukës dhe Cumrakut iu gjet arsenal i rëndë armësh, ish-komando u vetëplagos që të fajësonte RENEA-n

HAMZA (ARBEN) uka PUKË- Për rreth 12 orë me radhë, dy persona u ngujuan dje në një banesë në fshatin Orosh të Pukës, dhe refuzonin që të dorëzoheshin, edhe pas ndërhyrjes së RENEA-s. Juljan Cumraku dhe Hamza (Arben) Uka u dorëzuan vetëm pas negociatave të gjata me familjarët, ndërsa Uka dyshohet se u vetëplagos, me qëllim që të fajësonte forcat e policisë. Të dy personat kanë refuzuar që të japin deklarata për policinë pas arrestimit, ndërkohë që plaga që ka marrë Uka është në kofshë, dhe pa rrezik për jetën. Në banesën ku ata qëndruan për orë me radhë u gjetën 4 automatikë, 18 granata dhe një pistoletë, ndërsa ndjekja e tyre ka qenë rastësore, gjatë një operacioni antikanabis që po kryhej nga policia lokale....