Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
E pabesueshme, por e vërtetë! Gruaja gjendet e gjallë brenda arkivolit pak para kremimit
Një grua në Tajlandë tronditi stafin e një tempulli budist pasi filloi të lëvizte brenda arkivolit pak para se të kremohej. Tempulli Wat Rat Prakhong Tham, në provincën Nonthaburi pranë Bangkokut, publikoi në Facebook një video ku shihet 65-vjeçarja e shtrirë në një arkivol të bardhë në pjesën e pasme të një kamionçine, duke lëvizur lehtë krahët dhe kokën. Sipas Pairat Soodthoop, përgjegjës për çështjet e përgjithshme dhe financiare të tempullit, vëllai i gruas e kishte dërguar atë nga provinca Phitsanulok për t’u kremtuar. Ai tregoi për agjencinë Associated Press se stafi dëgjoi një trokitje të lehtë që vinte nga arkivoli. “U befasova dhe kërkova që ta hapnin arkivolin. Të gjithë u tronditën”, tha ai. “E pashë teksa hapte pak sytë dhe trokiste në anën e arkivolit....