Trump planifikon ta shpallë Vëllazërinë Myslimane organizatë terroriste

Trump planifikon ta shpallë Vëllazërinë Myslimane organizatë terroriste

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se presidenti amerikan, Donald Trump, planifikon ta fusë grupin Vëllazëria Myslimane në listën e organizatave terroriste. Në llogarinë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në rrjetin X është publikuar mesazhi me shkronja të mëdha: “Trumpi zotohet për ta cilësuar organizatë terroriste Vëllazërinë Myslimane”, i shoqëruar me një artikull të “New York Post” me të njëjtin titull. Të dielën, mediumi konservator “Just the News” citoi Trumpin të ketë thënë se kjo masë “do të zbatohet në mënyrën më të fuqishme” dhe se “dokumentet përfundimtare janë duke u hartuar”, transmeton “The Times of Israel”. Ky zhvillim u përshëndet menjëherë nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili dha të kuptojë se mund të ndërmarrë një vendim të ngjashëm. Deklarata e tij u interpretua si një...