Gjendet i vrarë me plumb në kokë 42-vjeçari në Tetovë, dyshohet se është qëlluar me armë në makinë

Gjendet i vrarë me plumb në kokë 42-vjeçari në Tetovë, dyshohet se është qëlluar me armë në makinë

Foto ilustruese MAQEDONI E VERIUT- Nja ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetonë mbrëmjen e sotme, ku një 42-vjeçar është gjetur i vdekur brenda një makine tip "Audi Q5". Denoncimi është bërë nga bashkëshortja e tij e tij, sipas së cilës, 42-vjeçari kishte ikur nga shtëpia me makinë dhe nuk i përgjigjej telefonatave.  Sipas mediave vendase, pas marrjes së denoncimit, policia ka identifikuar automjetin, në ara pranë fshatit Nerashtë. Brenda makinës, burri është gjetur i vdekur, pa shenja jete, ndërsa dritarja e shoferit kishte një vrimë plumbi. Në kokë kishte plagë dhe mjeku i urgjencës konstatoi vdekjen në vendngjarje. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur prokurori publik dhe ekipi i ekspertizës nga SPB Tetovë, të cilët kanë identifikuar viktimën si A.B. nga Tetova. Hetimet janë në...