Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
SPAK nis një tjetër hetim ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit, BIRN: Përmes kompanive të tyre private akuzohen se..
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, regjistroi një tjetër procedim penal ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe zëvendësit të saj në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi, aktualisht deputet i Partisë Socialiste. Regjistrimi i procedimit penal u bë me dije përmes një shkrese të rrjedhur në media, e nënshkruar nga prokurori i SPAK, Adnan Xholi dhe drejtuar Adriana Kalasë në cilësinë e kallëzueses. Koordinatorja për mediat e SPAK konfirmoi autenticitetin e dokumentit, por nuk bëri me dije më shumë të dhëna për shkak të sekretit hetimor. Në shkresën e SPAK sqarohet se, bazuar në kallëzimin e kryer nga Kalaja kundër Belinda Ballukut, Ceno Klosit dhe personave të tjerë, është regjistruar procedimi penal nr.95 i vitit 2025. Po ashtu bëhet me dije...