Trump zhvillon bisedë telefonike me Xi Jinping, zbardhen diskutimet

Trump zhvillon bisedë telefonike me Xi Jinping, zbardhen diskutimet

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Donald Trump zhvilloi një telefonatë me Presidentin e Kinës Xi Jinping. Mësohet se ata diskutuan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve Xinhua, Xi bëri thirrje që palët e përfshira në konflikt të “zvogëlojnë dallimet”. Ai përsëriti se Kina mbështet të gjitha përpjekjet që çojnë në paqe. Kina ka mbetur një aleate e vazhdueshme e Rusisë gjatë gjithë pushtimit të Ukrainës dhe është blerësi kryesor i naftës ruse, së bashku me Indinë.