Moska hedh poshtë planin evropian për armëpushim në Ukrainë

Moska hedh poshtë planin evropian për armëpushim në Ukrainë

Kremlini ka refuzuar sot kundërpropozimin e vendeve evropiane për armëpushim në Ukrainë, duke e cilësuar “plotësisht jokonstruktiv” dhe të papranueshëm për interesat e Moskës. Reagimi vjen pasi BE-ja paraqiti versionin e saj të planit, në përgjigje të nismës amerikane me 28 pika. Sipas agjencisë Reuters, plani evropian ndryshon ndjeshëm pikat më të ndjeshme të propozimit amerikan, veçanërisht ato që lidhen me NATO-n dhe territorin. Kjo e ka bërë Kremlinin ta shohë dokumentin si të padobishëm. “Kundërpropozimi evropian, me një vështrim të parë, është krejtësisht jokonstruktiv dhe nuk na shërben,” deklaroi këshilltari i politikës së jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov. Ai kujtoi se Moska i sheh shumë nga pikat e planit amerikan si “të pranueshme”, megjithëse disa prej tyre kërkojnë diskutime të mëtejshme. Javën e kaluar,...