Protesta e opozitës/ Bylykbashi: Qeveria ka hequr edhe kapuçin, po grabit ditën për diell

Protesta e opozitës/ Bylykbashi: Qeveria ka hequr edhe kapuçin, po grabit ditën për diell

Rreth një javë pasi shpalli nismën e platformës parlamentaro-qytetare, PD u rikthye sërish këtë të hënë në një tjetër tubim para zyrës së Kryeministrit Edi Rama, të cilit i kërkon largimin nga pushteti. I pari që mori fjalën këtë herë ishte deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi. Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi u shpreh ndër të tjera se, qeveria tashmë po vjedh hapur. “Këta kanë arritur në atë nivel që kanë hequr edhe kapuçin dhe grabisin shqiptarët në ditën për diell”, tha deputeti, duke veçuar aferën e inceneratorëve në tre qytete. Më pas, u ndal te “Eco Park” dhe te “tuneli i Llogarasë” ku sipas tij janë kryer vjedhje kolosale. “Jam i bindur se së bashku ne do t’ja shkurtojmë ditët kësaj qeverie”, përfundoi fjalën e...