“Na gjeti Bela(ja)”/ Pankartat pikante nga protesta te Kryeministria – FOTO

“Na gjeti Bela(ja)”/ Pankartat pikante nga protesta te Kryeministria – FOTO

Demokratët janë mbledhur në protestë pasditen e kësaj të hëne për të dytën herë radhazi për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut nga pushteti. Ata janë mbledhur para kryeministrisë teksa nuk kanë munguar as pankartat pikante. “Na gjeti Bela(ja)“,– shkruan një pankartë. “Zgjedhje pa Ramën”,- shkruan një tjetër. “Bela hap krahun”, “Nëse vjedh një bukë të fusin në qeli, nëse vjedh në popull, të japin ministri”,- thuhet në disa të tjera. Opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Balluku, pas marrjes së kësaj të fundit si e pandehur nga ana e SPAK dhe vendosjes së masës pezullim nga detyra nga GJKKO.