Rusia reagon pas propozimit europian për paqe, këshilltari i Putin: Plotësisht jokonstruktiv, nuk funksionon për ne

Rusia reagon pas propozimit europian për paqe, këshilltari i Putin: Plotësisht jokonstruktiv, nuk funksionon për ne

Kremlini tha sot se kundërpropozimi i europianëve ndaj planit të paqes prej 28 pikash të SHBA-së për Ukrainën nuk është konstruktiv dhe thjesht nuk funksionon për Moskën. Publikimi javën e kaluar i planit të paqes prej 28 pikash të SHBA-së ka rritur shqetësimet në Ukrainë dhe midis fuqive europiane se kërkesat kryesore të Rusisë ndaj NATO-s, territorit dhe orarit për çdo marrëveshje paqeje janë pranuar nga Uashingtoni. Plani evropian ndryshon ndjeshëm kuptimin dhe rëndësinë e pikave kryesore mbi NATO-n dhe territoret, sipas një kopjeje të parë nga Reuters. “Plani evropian, në shikim të parë… është plotësisht jokonstruktiv dhe nuk funksionon për ne”, u tha gazetarëve në Moskë këshilltari i politikës së jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov. Presidenti Vladimir Putin tha të premten se propozimet e...