Tre vite më parë shkaktoi vdekjen e dy të rejave, 29 vjeçari theu masën e sigurisë dhe arrestohet për vjedhje

Tre vite më parë shkaktoi vdekjen e dy të rejave, 29 vjeçari theu masën e sigurisë dhe arrestohet për vjedhje

Një 29-vjeçar në Durrës është vënë në pranga, pasi do të kryente vjedhje në Durrës, njëkohësisht ka thyer arrestin shtëpiak.  Ai ishte nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për një aksident me vdekje të ndodhur në 2022-in, ku humbën jetën Roxhesa Klironomi, 24 vjeçe dhe Silva Gjergji, 26 vjeçe.  Arbër Tivari do të kryente vjedhje në lokale, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, njëri prej tyre i arrestuar (Mario Çelpica), ndërsa tjetri i shpallur në kërkim.  Policia ka sekuestruar një automjet dhe veshjet që këta dy persona përdornin për t’u maskuar kur kryenin vjedhje.  “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Masa”, identifikuan, lokalizuan dhe ndaluan shtetasit: A. T., 29 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Durrës, i...