Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Dominon Egnatia, formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 12-të në Abissnet Superiore
24 Nëntor 2025 16:59 Telesport Pas përfundimit të javës së 12-të të “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës sipas skemës 1-4-3-1-2. Në portë është gardiani i Teutës, Gentian Selmani. Në mbrojtje janë: Edison Ndreca (Egnatia), Blerim Kotobelli (Teuta), Arbenit Xhemajli (Egnatia) dhe Rimal Haxhiu (Tirana). Repartin e mesfushës e formojnë Abass Ibrahim (AF Elbasani), Klevi Qefalija (Dinamo City) dhe Esat Mala (Vllaznia). Në sulm janë: Soumaila Bakayoko (Egnatia), Rrok Toma (Partizani) dhe Erald Maksuti (Flamurtari). Trajneri më i mirë i javës së 12-të është përzgjedhur Edlir Tetova, me Egnatian që siguroi një fitore të thellë 5-1 në shtëpi ndaj Bylisit.