Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
DETAJET-Aksioni në Orosh, të armatosur e të fshehur në një banesë/ Policia u kërkon 2 personave të dorëzohen
Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i policisë në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, ku është rrethuar një banesë e braktisur prej kohësh. Mësohet se banesa i përket gjyshit të një prej personave të kërkuar nga policia. Sipas informacioneve të para, Policia e Pukës ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi dyshohet se brenda banesës ndodhen 2 persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë. Mësohet se policia ka kërkuar që personat të dorëzohen. Burime bëjnë me dije se banesa ndodhet në afërsi të shkollës së Oroshit, e rrethuar prej mëngjesit të sotëm. Për shkak të largësisë së zonës dhe mungesës së valëve telefonike, informacionet mbeten të kufizuara, ndërsa forcat e rendit po vijojnë kontrollet me kujdes të...