Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
VIDEO/ Aksident në Lezhë-Milot: Një nga makinat përfundon në kanalin me ujë, plagosen dy persona
Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të hënë pranë kryqëzimit të Rrilës, përgjatë superstradës Lezhë-Milot. Sipas raportimit nga gazetari i Syri TV, si pasojë e përplasjes, një nga automjetet ka përfunduar i përmbysur në kanal. Të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.