Mbrojtja ajrore ruse rrëzon dronin në drejtim të Moskës, ndërpriten fluturimet në tre aeroporte

Mbrojtja ajrore ruse rrëzon dronin në drejtim të Moskës, ndërpriten fluturimet në tre aeroporte

Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi një dron ukrainas në drejtim të Moskës të hënën e 24 nëntorit. Të paktën kështu ka deklaruar kryebashkiaku i qytetit, Sergei Sobyanin, duke detyruar tre aeroporte që shërbejnë kryeqytetin të kufizojnë përkohësisht të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse. Siç shkruan Reuters, kryebashkiaku i Moskës, Sobyanin, tha në një deklaratë se shërbimet e emergjencës po punonin në vendin ku u rrëzua droni. Kufizimet e fluturimeve u vendosën dhe u hoqën shpejt në aeroportet Domodedovo dhe Zhukovsky, por vazhdonin të ishin në fuqi për aeroportin Sheremetyevo, më i madhi i qytetit. Moska nuk është e vetmja që është rrezikuar nga dronët. Më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se sistemet e mbrojtjes ajrore ruse kanë kapur dhe shkatërruar 93 dronë ukrainas mbrëmë mbi...